Rajon & Botë

Shpëtohen 254 emigrantë në Mesdhe

Ekipet e shpëtimit i kanë shpëtuar sot më shumë se 350 emigrantë duke i dërguar në bregdetin e ishullit Sicili nga Deti Mesdhe, bashkë me trupat e pesë grave dhe dy burrave që kanë vdekur gjatë këtij rrugëtimi të rrezikshëm.

Më shumë se gjysma e tyre janë marrë nga tri anije në ankth larg bregdetit të Libisë këtë të hënë, raporton Reuters, përcjell Express.

Më pas, ata janë futur në anije të shpëtimit, bashkë me 171 njerëz të transferuar në det nga anije tjera.

Anija e shpëtimit mbërriti në portin sicilian, Augusta, dy ditë më vonë.

Roja bregdetare italiane ka njoftuar se në total 2.700 emigrantë dhe 15 trupa të pajetë janë gjetur në det larg bregdetit libian këtë të hënë, në një ditë tjetër të largimeve në masë nga Afrika veriore.