Rajon & Botë

Shpëtohen 11 turistë në bjeshkët e Rumanisë

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë 11 turistë, të cilët në veriperëndim të Rumanisë kaluan natën të ngujuar në malet e rajonit të Transilvanisë, njoftuan sot zyrtarët.

Në grupin e turistëve hungarezë, në mesin e të cilëve ishin edhe katër gra dhe një fëmijë 13-vjeçar, askush nuk është lënduar, transmeton AP.