Rajon & Botë

Shpërthimi në Izmir: Vritet një sulmues, ka të plagosur (Foto)

Të paktën 3 persona janë raportuar se janë plagosur nga shpërthimi që ndodhi në gjykatën e Izmir në Turqi

Sipas mediave turke, një i dyshuar është vrarë kurse 3 persona të tjerë janë plagosur nga ky shpërthim që ndodhi në gjykatën e Izmirit, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Shpërthimi dyshohet se erdhi nga një makinë e cila ishte e vendosur në afërsi të Gjykatës.