Një i vdekur dhe rreth 30 të plagosur është bilanci i një shpërthimi të ndodhur këtë të diel në Bogota të Kolumbisë.
Sipas raportimeve të mediave, viktima ishte pjesëtar i Policisë.
Edhe shumica e të plagosurve kanë qenë policë, të cilët ishin përgatitur ta monitorojnë protestën kundër luftës me dema, bëhet e ditur nga kabineti i prefektit të qytetit, raporton “Reuters”.