Rajon & Botë

Shpërthimi në “Ataturk”: Kryeministri turk krijon shtabin e krizës

Dy shpërthime me bombë kanë goditur sonte aeroportin më të madh në Turqi, Ataturk.

Deri më tani janë konfirmuar 10 viktima, ndërkaq 40 të tjerë janë të plagosur, shkruan lajmi.net.

Akoma nuk dihet se kush ka kryer sulmin por deri më tani dyshohet se janë dy persona që kanë shpërthyer vetën në erë, ndonëse policia turke ka shkëmbyer zjarr, me qëllim që të parandalojë që të dyshuarit të shpërthejnë eksplozivin.

Në këtë situatë, kryeministri turk Binali Yildirim ka urdhëruar që të formohet një ekip krize që të merret me këtë incident./lajmi.net