Një shpërthim i ndodhur në qytetin Fugu County, në provincën veriperëndimore të Kinës, ka rezultuar me disa të lënduar dhe dëmtime të shumta në infrastrukturën e qytetit, raportojnë mediet lokale, transmeton Express.
Shpërthimi ndodhi sot rreth orës dy pasdite sipas orës lokale (6 paradite) afër një spitali, raporton “China Daily”.
Sipas medieve, incidenti mund të jetë i lidhur me depon e palicencuar të eksplozivit, por kjo nuk është konfirmuar ende.
Pamjet e ndërtesës së shkatërruar nga shpërthimi janë shfaqur në rrjetin social “Twitter”.
Një ndërtesë e spitalit dhe pajisje të tjera si automjete janë shkatërruar me xhama të thyer dhe pjesë të shpërndara nëpër rrugë të qytetit.
Raportohet se ende nuk dihet saktë numri i të lënduarve, por konfirmohet se ka pasur viktima.
Në fotografitë dhe videot e publikuara në uebsajtin “Weibo”, version i “Twitter”-it në Kinë, shihen njerëz të mbuluar me gjak dhe ndërtesa të rrënuara. /Express/
#BREAKING Casualties reported after a building explodes in Fugu county, northwest China's Shaanxi Province pic.twitter.com/jgrN401EYX
— CCTVNEWS (@cctvnews) October 24, 2016