Aktuale

Shpërthimi me eksploziv në Fushë-Krujë, policia jep detaje për ngjarjen

Policia e Durrësit ka dhënë detaje për shpërthimin që ndodhi pasditen e ditës së sotme në Fushë-Krujë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, ku në trotuar në lagjen “Punëtori”, Fushë-Krujë është hedhur një sasi e vogël eksplozivi.

Po ashtu, policia thotë se si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale duke u krisur xhamat e tre mjeteve të parkuara në anë të rrugës ku ka shpërthyer lënda eksplozive.

Në vendngjarje ndodhen Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.