Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në afërsi të Kopshtit Botanik në Tiranë.
Shpërthimi raportohet të ketë ndodhur rreth orës 05:30 minuta. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes menjëherë pasi ka marrë informacionet për rastin në fjalë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e vendosjes së një sasie të vogël tritoli në murin e jashtëm të një palestre.
Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale në ambientet e palestrës, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve të kësaj vepre.