Një letër bombë ka shpërthyer në zyrën e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Paris, duke lënë kështu të plagosur një person i cili e hapi letrën, thotë policia.
Punonjësi i Fondit Monetar Ndërkombëtar u plagos në fytyrë dhe duar, ndërsa pjesa tjetër e stafit u evakuua.
BBC kujton se Ministria e Financave gjermane në Berlin ka zbuluar një bombë pako të dërguar në adresë të ministrit të financave, Wolfgang Schauble të mërkurën.
Një grup i majtë grek tha në një faqe internetit se ishin ata që kishin dërguar pajisjen shpërthyese, transmeton KosovaPress.
FMN-ja është një nga tre organizatat, së bashku me Komisionin Evropian dhe Bankën Qendrore Evropiane (BQE), të cilat i kanë dalë në ndihmë qeverisë greke pas problemeve me borxhet e saj.