Rajon & Botë

Shpërthim në tren të udhëtarëve në Tajvan (Foto)

Një eksploziv ka shpërthyer në një tren të udhëtarëve në kryeqytetin e Tajvanit, Taipei, të enjten në mbrëmje, duke lënduar të paktën 24 persona, njofton policia.

BBC raporton se shpërthimi goditi trenin në stacionin e Taipejt, Songshan, pak para mesnatës, duke i lënduar rëndë udhëtarët, përcjell Gazeta Express.

Policia ka thënë se ka gjetur një gyp të thyer të mbushur me eksplozivë brenda.