Rajon & Botë

Shpërthim në stacionin e autobusëve në Manhattan

Policia e Nju Jorkut njofton se është duke iu përgjigjur raporteve për një shpërthim në një stacion autobusi në Manhatan.

Incidenti thuhet se ndodhi të hënën në mëngjes në Terminalin e Autobusëve afër Autostradës pranë ‘Times Square’.

“Policia e New York-ut është duke iu përgjigjur raporteve të një shpërthimi me origjinë të panjohur në Rrugën 42 dhe Ave 8, #Manhattan”, shkruan në twitter departamenti i Policisë së New York-ut, transmeton KosovaPress/

Sipas policisë, Linja A, C dhe E janë duke u evakuuar ndërsa thonë se për informacione shtesë do të njoftojnë me kohë.