Rajon & Botë

Shpërthim në Paris, plagosen 5 persona (Video)

Dy kate të një ndërtese tre-katëshe janë shembur pas një shpërthimi i cili dyshohet se ka ndodhur për shkak të gazit. Të paktën pesë persona janë plagosur, dy prej tyre thuhet se janë në gjendje të rëndë

Shpërthimi ka ndodhur të premten pasdite, në periferinë perëndimore të Parisit, gjegjësisht në Boulogne-Billancourt, njoftojnë mediat franceze, transmeton Gazeta Express.

Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes, mirëpo ndërtesa veç ishte shembur.

Autoritetet besojnë se shpërthimi u shkaktua nga një rrjedhje gazi./GazetaExpress/