Rajon & Botë

Shpërthim në Pakistan, 25 të vdekur

Së paku 25 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në një tempull mysliman në provincën e Baluchistan në Pakistan.

Siç raportojnë mediat pakistaneze, përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ISIS, transmeton KosovaPress.

Po ashtu sipas mediave lokale, numri i të vdekurve mund të jetë më i madh në sulmin e sotëm, pasi qindra njerëz ishin në tempull kur ndodhi shpërthimi.

Ekipet e shpëtimit i kanë dërguar të plagosurit në spitalet e afërta.