Rajon & Botë

Shpërthim në një shtëpi në Barcelonë, dy të vdekur disa të lënduar

AFP raporton se dy persona tani kanë vdekur në një shpërthim në një shtëpi në Kataloni, ku po besohet se ka qenë i lidhur me sulmin e Barcelonës.

Tetë persona tjerë janë lënduar nga ky shpërthim, ndërsa autoritetet policore kanë thënë se kishte lidhje me sulmin terrorist në Las Ramblas të Barcelonës, nga i cili mbetën të vdekur 13 persona dhe u lënduan mbi 100 të tjerë, shkruan Sky News.

Ishte një shtëpi e rrënuar, dhe pas shpërthimit të zjarrfikësve gjetën brenda vetes 20 cilindra gazi. Nga atje u dëgjuan dy shpërthimi, njëkohësisht zjarrfikësit kanë thënë se shpërthimi i dytë mund të ketë qenë për shkak të akumulimi të gazit.Gjithashtu, thuhet se edhe disa shtëpi të tjera u prekën nga shpërthimi.