Një burrë është plagosur rëndë si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur sot në “Central Park” të New Yorkut. Ende nuk dihet se çka shkaktoi shpërthimin, ka njoftuar Policia.
Incidenti ka ndodhur afër kopshtit zoologjik të qytetit.
I lënduari është dërguar në spitalin Bellevue.
Zëdhënësi i Policisë së qytetit nuk ka treguar ende shkaktarët e shpërthimit në New York, shkruan abcnews.go.com.
Tags:new york