Aktuale

Shpërthim në Kragujevc, një i vdekur dhe 25 të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe së paku 25 janë plagosur sot pasdite në një shpërthim masiv të zjarrit që ka ndodhur në një fabrikë ushtarake në Kragujevc të Serbisë.

Sipas mediave serbe, numri i viktimave mund të jetë më i madh, pasi tre persona konsiderohen të zhdukur.

Mediat nuk kanë bërë të ditur shkakun e shpërthimit, kurse zona rreth fabrikës së armëve është evakuuar./KosovaPress/