Rajon & Botë

Shpërthim i fuqishëm në zonën diplomatike të këtij shteti, raportohet për shumë viktima

Një shpërthim i fuqishëm në Kabulin qendror ka shkaktuar shumë viktima, thonë zyrtarët dhe dëshmitarët afganë.

Raportet thonë se ambulancat kanë transportuar dhjetëra viktimat nga zona diplomatike e kryeqytetit në spital.

Nuk pati konfirmim të menjëhershëm të vdekjeve, por raporte të shumta flasin për shumë gë plagosur dhe të vrarë.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, shkruan “BBC”.

Kabuli është vënë në shënjestër nga talebanët dhe militantët e tjerë shpesh herë gjatë muajve të fundit.