Rajon & Botë

Shpërthim i fuqishëm në Britani, 34 të plagosur

Tridhjetë e katër persona janë lënduar, nga të cilët dy rëndë, gjatë shembjes së disa ndërtesave në Britani, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm gazi.

Një numër i madh shtëpish u evakuuan menjëherë dhe më shumë se 100 njerëz u zhvendosën në një kishë aty pranë, raporton BBC.

Shërbimet emergjente ishin thirrur nga banorët për shkak të një “incidenti të madh” në Wirral, në rreth orës 21, mbrëmjen e të shtunës.Të plagosurit u dërguan në spitalet e Merseyside dhe Chester dhe North West.Dan Stephens, zyrtari më i lartë i Shërbimeve të Zjarrit në zonë, tha se shkalla e dëmtimit është e konsiderueshme.