Aktuale

Shpërthim me eksploziv në Pogradec

Mëngjesin e sotëm një makinë është hedhur në erë me eksploziv në lagjen nr.2 në Pogradec.

Shpërthimi i automjetit veturë tip “Citroen” me targa PG 6433 B është në pronësi të shtetasit P.N, rreth 32 vjeç, banues në këtë lagje dhe ka ndodhur rreth orës 03: 45 minuta të 1 prillit 2017.

Policia e Korçës informon: “Nga të dhënat e para rezulton se mjeti ka qenë i parkuar dhe dyshohet se është djegur si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde plasëse (eksploziv).

Si pasojë e shpërthimit janë thyer/dëmtuar edhe xhamat e disa pallateve në afërsi.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.