Rajon & Botë

‘Shpërthen’ SHBA-ja: Durimi jonë ndaj Koresë së Veriut ka përfunduar!

‘Durimit strategjik’ i Amerikës ndaj Koresë së Veriut ka përfunduar!’ Kjo ka qenë deklarata e Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, gjatë një vizite në Korenë e Jugut.

“Të gjitha opsionet janë në tavolinë dhe SHBA-ja po planifikon një sërë veprimesh të reja diplomatike dhe masash ekonomike”, tha ai.

Koreja e Veriut ka ngjallur shqetësim jo vetëm në rajon, por në mbarë botën pas testeve të fundit bërthamore, në të cilat ishte i pranishëm edhe vetë lideri i shtetit vetmitar, Kim Jong-un.

Deklarata e bujshme e Tillerson foli menjëherë pas vizitës në një zonë të demilitarizuar që ndan dy Koretë, shkruan “BBC”.