Një person në Kamenicë ka njoftuar policinë se në veturën WV-Golf me targa vendore, e cila ishte e parkuar, ka shpërthyer një mjet i dyshuar.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe njësiti për çminim i Policisë së Kosovës.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, njofton sot Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.
Përpos dëmeve materiale të lënduar nuk ka.