Aktuale

Shpërthen një bombë në Suharekë, lëndohen dy fëmijë

Gjatë ditës së shtunë rreth orës 14:30 në Suharekë dy fëmijë kanë marrë lëndime nga eksplodimi i një mjeti shpërthyes i cili po dyshohet të jetë granatë dorë.

Fëmijët kanë marrë lëndime trupore, por gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Është siguruar vendi i ngjarjes  , ndërsa është njoftuar njësia për deminim e PK-së. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin.