Ka mjaftuar një fotografi e postuar nga ana e deputetit Frashër Krasniqi së bashku me të dorëhequrit e VV-së, që të shpërthejnë komentuesit me sharje e fyerje ndaj këtyre deputetëve, njofton Gazeta Blic.
Krasniqi, i cili sot iu është kthyer punës në Kuvend, është pritur nga kolegët në mënyre të veçantë ku kishte edhe torte. Por në këtë fotografi nuk ishte kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Por siç duket, ndjekësit e Krasniqit nuk e kanë mirëpritur këtë postim të Krasniqit.
Ndërkaq seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ka filluar që nga ora 10:00/GazetaBlic./