Aktuale

Shpërthehet mjeti i dyshimtë afër shkollës “Ali Sokoli”

Ka përfunduar shpërthimi i kontrolluar i mjetit të dyshimtë të gjetur në afërsi të shkollës së mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Dyshohej se një bombë është gjetur sot në Prishtinë tek rrethi i Flamurit të Prishtinës afër shkollës së mjekësisë, “Ali Sokoli”.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe Policia. Daut Hoxha zëdhëndës në Policinë e Kosovës ka thënë se pak më parë ka marr një informat se tek rrethi i Flamurit të Prishtinës është gjetur një mjet i dyshuar.

“Ju konfirmoj se Policia ka pranuar informatën pak më parë se te rrethi i Flamurit ne Prishtinë afër shkollës Ali Sokoli gjendet një mjet i dyshimtë”, ka thënë Hoxha.