Aktuale

Shpend Ahmetin e çon Baba me kerr në mbledhjen e VV-së

Në selinë e Vetëvendosjes janë duke u mbledhur Kryesia e partisë, si dhe Grupi Parlamentar për diskutimin përfundimtar rreth fatit të partisë pas përçarjeve të fundit. Në këtë mbledhje kanë shkuar pothuajse të gjithë protagonistët e zhvillimeve të fundit në parti. Ajo çfarë ra më shumë në sy ishte shkuarja e Albin Kurtit dhe Shpend Ahmetit me të njëjtën veturë.
Vetëvendosja sot mban mbledhjen e partisë, ku marrin pjesë ata që kanë mbetur, por edhe ata që kanë dhënë dorëheqje nga funksionet e partisë.

Në selinë e VV-së tashmë kanë arritur Dardan Molliqaj, Visar Ymeri e Shqipe Pantina së bashku, raporton Gazeta Express.

Nga ana tjetër, ka arritur edhe Albin Kurti, i cili gjendej në të njëjtën veturë me Shpend Ahmetin. Ky i fundit akoma nuk është pozicionuar nga njëri apo tjetri krah i partisë.

Në këtë mbledhje pritet që përfundimisht të vendoset e ardhmja e partisë, tejkalimi i krizës së brendshme ose ndarja e plotë e saj. /Express/