Aktuale

Shpend Ahmeti:Ekipi negociator shkon në Bruksel me 8 janar

Ka përfunduar takimi i liderëve me ekipin dialogues me Serbinë. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u ka bërë ftesë të gjithëve që të marrin përgjegjësinë e tyre sepse bota nuk e pret Kosovën pasi nuk e ka vetëm atë.

“Vlerësoj ftesën e Veselit që të takohemi për koordinimin e punëve tona sepse kështu do të kemi suksese me të mëdha. Dialogu është për njohjen e Kosovës nga Serbia ulësen në OKB. Është një thirrje për hezituesit e këtij procesi që të bashkohen dhe të marri përgjegjësi. Aty ku do të jetë këshilla e SHBA-së aty do të jetë vendimi i Kosovës.

Ekipi negociator do t’i kryej punët dhe unë do të jem i gatshëm të jap ndihmën dhe sugjerimet e mia. Bota nuk na pret vetëm neve, nuk na ka vetëm neve por edhe nuk i kemi zhgënjyer”, tha Thaçi.

Iniciuesi i këtij takimi kreu i Kuvendit Kadri Veseli theksoi se procesi i dialogut do të jetë njohja e Kosovës nga Serbia dhe ulësja në OKB.

“Ishte takim i mirë i korrektësisë. Transparenca do të jetë e plotë. Kosova ka zotimi për dialog para qytetarëve dhe ndërkombëtarëve. Njohja nga Serbia ulësja në OKB dhe perspektiva në integrimet euroatlantike. Ditën e nesërme do t’i ftojmë vendet e Quintit që t’i njoftojmë. Të gjithë do të jemi bashkë si Kosovë. Është proces i lirë, është proces i territoreve dhe të na njoh Serbia”, theksoi Veseli.

Veseli tha se nuk hapin pretendime as për korrigjim as për shkëmbim të territoreve. Bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror Shpend Ahmeti tha se në takim ka kërkuar që të flasin me një zë. Derisa bëri të ditur se me 8 janar janë ftuar në Bruksel.

“Me Thaçin kemi diskutuar që temat e hapura t’i kemi në disponim të ekipit tonë. Prej temës së të zhdukur, suksesioneve, dëmeve të luftës do të përmbyllen në këtë proces. Në këtë takim të ftuar nga kryetari e kam kërkuar vetëm një gjë. Tash e tutje duhet të flasim me një zë. Nuk ka takime që flasim individualisht por me një zë. Natyrisht që nuk është pajtueshmëri e plotë dhe nuk pres pajtueshmëri të plotë menjëherë. U dakorduam që pas çdo takimi të nivelit të lartë të kemi një takim të tillë se cilat janë qëndrimet e shteteve të mëdha. Ne duhet të kemi transparencë të plotë për këtë proces. Me 8 janar delegacioni është ftuar në Bruksel”, u shpreh Ahmeti.

Ahmeti shtoi se si delegacion morën mbështetje nga presidenti dhe kryeministri për punën tonë. Por një përgjigje mori nga Haradinaj i cili tha se nëse delegacioni sjell shkëmbimin e territoreve në tavolinë atëherë do të jetë kundër./FaktePlus/

the authorBurbuqe Metolli