Aktuale

Shpend Ahmeti tregon për gjendjen e rëndë ekonomike dhe shëndetësore të një personit që vdiq nga Covid-19

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se njëri person që vdiq nga koronavirusi, ishte në gjendje të rëndë ekonomike dhe shëndetësore dhe veç të tjerash s’kishte as familje.

Ahmeti përmes ‘Facebook’, bëri të ditur se S.N jetonte në një shtëpi me qera ndërsa vizitonte rregullisht spitalet.

“S.N. në gjendje të rëndë sociale kishte jetuar për vite të tëra në kontejnerë në Fushën e Pajtimit. Nuk kishte familjarë dhe me sëmundje të rënda kronike. Në vitin 2015 nevojiteshin negociata për ti larguar ato familje nga kontejnerët. Edhe pse premtonim pagesën e qerasë, familjet në gjendje të rëndë frigoheshin ta lenin kontejnerin e vetë për një banesë me qëra duke mos ju besuar institucioneve”.

“Që atë vit, S.N. e kkemi vendos në banesë me qëra në Prishtinë. Pacient i rregulltë i urgjencës dhe qendrave tona të mjekësisë familjare. Disa miq, dhe kojshitë i dërgonin edhe ushqim dhe kujdeseshin për të. Kështu ndodhi edhe javen e kaluar kur njëri prej kojshive na lajmëroi që pacienti ishte keq dhe se ka nevojë për ndihmë. gjatë kësaj periudhe ekipet tona kanë vizituar S.N. disa herë për shkak të sëmundjeve kronike”, ka shkruar Ahmeti, përcjell FaktePus.

Ahmeti ka shkruar se personi i vdekur s’kishte simptoma kur vendosën ta testonin, e më pas edhe vdiq nga komplikimet.

Tutje ai ka porositur që të jemi më solidarë gjatë kësaj kohë.

Postimi i plotë: