Aktuale

Shpend Ahmeti takohet me shefin e Divizionit të Federatave Kombëtare në UEFA

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur në takim shefin e Divizionit të Federatave Kombëtare në UEFA, Thierry Favre.

Ai e ka falënderuar Favren për mbështetjen që UEFA i ka dhënë Kosovës në fushën e sportit dhe futbollit.

“Gjatë këtij takimi u bisedua për projektet dhe investimet e realizuara deri më tash si dhe për mundësitë e bashkëfinancimit në infrastrukturën sportive në Prishtinë”.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të Komunës në Facebook.

the authorBurbuqe Metolli