Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas aksidentit të ndodhru sot në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, ku erëra të forta kanë rrëzuar disa tenda të vendosura për një panair që ishte planfikuar të fillonte nesër, e që ishe organizuar nga OSBE-ja.
Ahmeti ka thënë se përveç veturave nuk ka asnjë të lënduar, dhe aktualisht ekpiet e emergjencës po e pastrojnë vendin.
Reagimi i plotë:
Era e fuqishme ka çmontuar një pjesë të tendave të vendosura nga OSBE për Panairin Gratë në Biznes në Sheshin Zahir Pajaziti. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e DShP dhe Zjarrfikësat e Prishtinës. Për fat të mirë nuk ka të lënduar dhe ka dëme vogla materiale (tri vetura të parkuara). Ekipet e emergjencës janë duke pastruar terrenin.