Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas takimit që përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini kishte me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiq, raporton “Zeri.info”.
Ky reagimi Ahmetit ka ardhur pasi që, Mogherini e ka lavdëruar kryeministrin serb, Vuçiq, për lidershipin e treguar në situatën e fundit që është krijuar në mes të Kosovës e Sebrisë.
“Kam shfrytëzuar mundësinë që të falënderoj kryeministrin Vuçiç për lidershipin që ka treguar në disa momente të vështira për të cilat mendoj se sigurojnë një bazë të mirë për të që të vazhdoj të ndjek interesin e shtetit të tij, të popullit të tij dhe për rajonin përmes dialogut”, ka deklaruar Mogherini, raporton “Zeri.info”.
Por, Ahmeti ka reaguar duke thënë, se çfarë mesazhi po i jep Mogherini shteteve të Ballkanit, pasi që ka qenë vetë Vuçiqi ai i cili ka dërguar trenin me mbishkrimin “Kosova është serbi” të shkruar në 21 gjuhë pa leje të autoriteteve të Prishtinës për të hyrë në Kosovë, transmeton “Zeri.info”.
“Ai dërgon trenin me mbishkrimin “Kosova është serbi” të shkruar në 21 gjuhë pa leje të autoriteteve të Prishtinës për të hyrë në Kosovë. Pastaj ai ndalon trenin dhe pastaj ai lavdërohet për lidershipin e treguar??? Çfarë lloj mesazhi Mogherini po i dërgon të gjitha shteteve në Ballkan?”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”. /Zeri.info/