Aktuale

Shpend Ahmeti prin para Arban Abrashit me mbi 8 për qind

Nga 64.83 për qind të votave të numëruara deri më tash nga KQZ-ja, në Prishtinë prin kandidati për kryetar komune nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Shpend Ahmeti me 44.49 për qind, pasuar nga Arban Abrashi i LDK-së 36.16 për qind, Selim Pacolli i AKR-së 8.80, Lirak Çelaj PDK 5.97 për qind, Arbër Vllahiu i AAK-së me 3.31 për qind.

Kandidatët tjerë kanë më pak se një për qind./KosovaPress/