Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pranuar sot një kopje të librit të ri nga ish kryetari i New Yorkut dhe filantropit, Michael Bloomberg.
Ahmeti ka thënë se kjo libri titullohet Climate of Hope (Klima e Shpresës) e që kjo gjë për të ishte një befasi e madhe, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë i Shpend Ahmetit në Facebook:
Ishte kënaqësi sot për ta pranuar kopjen personale të librit të ri të ish kryetarit të New York, dhe filantropit Michael Bloomberg, Climate of Hope (Klima e Shpresës). Befasi e këndshme ishte fakti që isha i cituar në libër./Indeksonline/