Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është gëzuar faktit se kryeqyteti vazhdon të mos ketë raste të reja me koronavirus edhe pas daljes nga karantina.
Ai ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19, ndërkohë që 9 raste aktive kanë rezultuar negative në testimin e parë.
“Asnjë rast i ri në Prishtinë e katër në krejt Kosovën. 43 të shëruar në krejt Kosovën, e 9 raste aktive në Prishtinë kanë dalë negative në testimin e parë. Po shkojmë drejt shërimit dhe të kthehemi në normalitet me hapa të vegjël, por të sigurt. Për pak harrova, mos lexoni lajme ekskluzive. Edhe pak, Kosovë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.