Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me Selim Pacollin e AKR’së duke arritur të bëjnë bashkë pikat e programit për Prishtinën.
“Ne synojmë ta ndërtojmë shumicën në Kuvendin Komunal me subjektet që kemi bashkëpunu dhe kemi qenë në koalicion më herët. Me këtë marrëveshje që prezantojmë sot ne do ta ndërtojmë këtë shumicë dhe zotohemi që së bashku të punojmë me zotin Selim Pacolli dhe me subjektin Aleanca e Re në mënyrë që të vazhdojmë reformat që kemi fillu. Zoti Pacolli ka thënë se do të vazhdojmë bashkëpunimin në pikat që ka paraqitë në fushatë. Fushatën që ka bërë Pacolli ka qenë një fushatë pozitive, ka dallu prej kandidatëve tjerë sepse ka paraqitë gjana tepër të rëndësishme për Prishtinën”, ka thënë Ahmeti, shkruan Periskopi.
Ai ka thënë se në marrëveshjen e tyre, nuk flitet askund për ndarje postesh, por vetëm për pika se si duhet të zhvillohet Prishtina më tutje.
“I kemi marrë pikat programore që ka pasë zoti Pacolli. Ne jemi dakordu për një program të përbashkët dhe sot para jush prezantojmë programin që do të aplikojmë. Është një program ku askund nuk shkruan as për poste as për ndarje postesh. Këto diskutime kanë qenë fare të lehta sepse nuk kemi mosmarrëveshje apo mosdakordim për atë se si duhet të duket Prishtina”, ka thënë Ahmeti./Periskopi/