Aktuale

Shpend Ahmeti kërkon t’i jepet krahë Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nën sloganin “Jepi Krahë Prishtinës”, ka shpalosur 10 fushat dhe 100 prioritet e planit të tij qeverisës për katër vitet e ardhshme për kryeqytetin.

I pari i Prishtinës njëherit edhe kandidatë për kryetar të kryeqytetit, Shpend Ahmeti gjatë një konference për media ka thënë se kanë rritur numrin e zotimeve të tyre për të cilat mendojnë që janë të realizueshme.

“Ne kësaj radhe shkojmë në rritje goxha të madhe të zotimeve të cilat ne mendojmë që janë të realizueshme. Programi jonë “Jepi Krahë Prishtinës”me Prishtinën qytet në çdo lagje do të shkojmë me 10 fusha numri 10 mos ta harrojmë mos ta harrojmë në zgjedhjet komunale në të gjitha komunat të Republikës së Kosovës fati e deshti që ndoshta edhe interesant do të jemi të parët në listë gati në të gjitha komunat….Ndërsa ne shkojmë me 10 fusha 100 zotimet të cilat synojmë t’i përmbushim për katër vitet e ardhshme”, tha Ahmeti.

Ahmeti po ashtu ka thënë se prioriteti kryesor i planit të tij qeverisës për katër vitet e ardhshme do të jetë shndërrimi i Prishtinës në një qytet me shumë qendra.

“Ne kemi prioritizuar dhjetë fusha, këto 100 zotime do t’i prezantojmë të dielën më 24 shtator, megjithatë unë sot do t’i përmendi disa prej tyre dhe disa prioritete kryesore. Tashmë kemi vendosur që Prishtina ka nevojë të shndërrohet në një kryeqytet apo qytet policentrik që do të thotë që ne duam ta kem një qytet me shumë qendra. Pra, ideja e programit tonë për katër vitet e ardhshme është që të shtrihemi në lagje me infrastrukturë hapësira rekreativo-sportive dhe me shërbime të cilat i ofrojmë si komunë…..E para fushë prioritare është lagja jona e pastër me rregull dhe me rend”, theksoi Ahmeti.

I pari i kryeqytetit ka thënë se për qeverisjen e Prishtinës për katër vitet e ardhshme i ka edhe këto prioritete: mobiliteti dhe parkingjet, shëndeti dhe mirëqenia sociale, zhvillimi ekonomik, funksionalizmin e Prishtina Parking etj.

Ndërkaq, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje duke besuar në fitore tha se pas 22 tetorit Kosova do të vazhdojë të ketë një kryeqytet, por më shumë Prishtina të mirë qeverisura dhe të lira nga uzurpimi.

“Përmes Vetëvendosjes dhe Shpend Ahmetit tashmë është dëshmuar se kur ke program dhe vullnet politik ndryshimet jo vetëm që janë të mundshme por edhe ato bëhen shpejt. Për vetëm katër vite mandat komuna e Prishtinës nën qeverisjen e Lëvizjes dhe Shpendit është bërë komunë kundër korrupsionit dhe komunë transparence. Është e vetmja komunë që i ndali ndërtimet pa leje dhe e ktheu ligjin dhe rregullin dhe cilësinë në ndërtim, është komunë që i lehtësoi shërbimet për qytetarët përveç investimeve në shërbime të ndryshme…Pas 22 tetorit, datës së zgjedhjeve, të tilla komuna do të kemi shumë, pas 22 tetorit Kosova do të vazhdojë ta ketë një kryeqendër por do të ketë shumë Prishtina të mirë qeverisura, të lira nga uzurpimi me qeverisje shërbyese e jo ngulfatëse komuna të qytetarëve e jo të pushtetarëve”, tha Ymeri.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu u zotua se gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje kanë realizuar premtimin për furnizimi me ujë dhe tani Prishtina ka ujë 24 orë.

“Ne premtuam furnizim të pa ndërprerë me ujë dhe ditën që filluam punën me 26 dhjetor të vitit 2013 vlerësuam e humbjeve që po janë pasoj e një sistemi të vjetruar, planifikuam investimet e nevojshme kapitale e ndërruam rrjetin e ujësjellësit në shumë pjesë të qytetit e sidomos tek pjesa e dëmtuar që shkaktonte humbje të ujit. Brenda dy viteve 8 lagje më të mëdha të Prishtinës për to u sigurua furnizimi me ujë pa ndërprerë, ndërsa sot e gjithë Prishtina ka 24 orë ujë të pijshëm premtimi, zotimi i parë u realizuar, Prishtina sot ka ujë”, theksoi Sejdiu.

Sipas Sejdiut me pak buxhet por me menaxhment të mirë dhe me program të qartë, Prishtina ka ndryshuar dhe tani ka nevojë të ecë përpara drejt ndryshimit.

Ndryshe, fushata zgjedhor për zgjedhjet lokale të 22 tetori ka filluar nga sot, ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje hapjen e fushatës pritet ta bëjë në Prizren sot më 21 shtator.

the authorE B