Aktuale

Shpend Ahmeti: Kemi shumicën, do të funksionojmë si komunë

Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës, foli gjerë e gjatë për gjendjen në Lëvizjen Vetëvendosje, por edhe në Komunën e Prishtinës.

Ahmeti tha se arsyeja kryesore që ka fituar me rezultat shumë të ngushtë për të parin e Prishtinës, ishte “bashkimi i të gjitha partive kundër meje”.

“U bënë bashkë disa subjekte politike pra ato që janë sot në koalicion sot në qeverisjen qendrore”, tha Ahmeti në KTV, transmeton Periskopi.

“Ne sot në komunën e Prishtinës jemi në koalicion me AKR-në, AAK-në dhe Lëvizjen për Bashkim. Tashmë janë votuar të gjitha aksionarët në Kuvendin Komunal, për herë të parë do t’i kemi nën menaxhim kompanitë publike. Tash e kemi shumicën në Kuvendin Komunal, i kemi 7 ndërmarrje publike nën menaxhim që do të thotë se do të funksionojmë si komunë”, theksoi ai.