Aktuale

Shpend Ahmeti ka një ide për debatin publik të kandidatëve për Kryeministër

Kryetari i komunës se Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka komentuar propozimin qe kandidatët për kryeministër të përballen në një debat televiziv.

Ahmeti, i cili është kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes ka propozuar një format më të gjerë të këtij debati ku do të përfshiheshin edhe kryetarët e partive.

“Me thënë që debati në mes të pretendentëve për kryeministër nuk është në interes publik është goxha arsyetim palidhje”, ka shkruar Ahmeti në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Në qoftë se nuk po dojnë debat Ramush Haradinaj e Avdullah Hoti me Albinin ndoshta ben edhe format më i gjërë me i përfshi edhe kryetarët e partive.

P.Sh. Ramushi e Kadria, Isa (Bexheti) dhe Avdullahu me Albinin e Visarin.

Me thënë që debati në mes të pretendentëve për kryeminister nuk është në interes publik është goxha arsyetim palidhje.