Aktuale

Shpend Ahmeti jep një lajm të rëndësishëm për punëtorët

Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka njoftuar se ka filluar stabilizimi i Pallatit të Rinisë, pasi që kanë filluar të bëhen pagesat e punëtorëve

“Pas përfundimit të procedurave administrative tashmë Pallati i Rinisë është në menaxhim të Komunës. Me këtë fillojmë edhe stabilizimin e Ndërmarrjes e e cila i ka mbi 3 milion euro borxhe”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ai tutje ka theksuar se të premten ka filluar faza e parë e tejkalimit të krizës, duke i bërë pagesat për dy muajt e kaluar.

“Të premten kemi kaluar krizën e parë të pagave pas marrëveshjes me përmbaruesit që bllokojnë llogaritë. Janë pagur paga për dy muaj dhe vazhdojmë me hapat e tjerë”, ka shkruar Ahmeti.