Komuna e Prishtinës ka blerë materiale mbrojtëse për punëtorët shëndetësore dhe punëtorët e administratës
Këtë e ka bërë të ditur i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një postim në Facebook.
“Komuna e Prishtinës ka blerë edhe një sasi të konsiderueshme të materialeve mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë dhe punëtoret e administratës. Nuk do të lëmë asnjë punëtorë pa mbrojtje. Dhe nuk do të bëhemi barrë shtesë për nivelin qendror”, ka shkruar Ahmeti.
Ai ka bërë apel që institucionet e nivelit qëndror të kenë më shumë koordinim.
“Apeli im te institucionet qendrore është për më shumë koordinim. Centralizimi i të gjitha gjërave nuk është i mirë në luftëra të tilla. Duhet të jemi bashkë, tjetër prioritet pos luftës ndaj virusit nuk kemi. Së paku mund të flas në emër të krejt kryetarëve të komunave në Republikën e Kosovës”, ka theksuar Ahmeti./GazetaExpress/