Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se 48 pacientë me Covid-19, janë me oksigjenoterapi në QKUK.
Sipas tij, asnjëri nga këta pacientë nuk janë në gjendje kritike.
“Lajm shumë i mirë, por ende nuk ka përfunduar asgjë. Të qëndrojmë edhe pak”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
48 pacientë në QKUK me COVID, 5 me oksigjenoterapi, dhe ASNJE në gjendje kritike. Lajm shumë i mirë por ende nuk ka përfundu asgjë. Të qëndrojmë edhe pak. #rriNshpi