Aktuale

Shpejtim Bulliqi: Komisioni manipuloi me faktet!

Raportin e Komisionit të formuar nga qeveria me ekspert të fushave të ndryshme për matjen e territorit të Kosovës, deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së Shpejtim Bulliqi  e quajti manipulues.

Profesori i Gjeografisë, i cili njihet si kundërshtuesi më i fuqishëm i versionit aktual të demarkacionit, i tha Gazetës Blic se e gjithë puna praktike në teren ishte matja e një shtylle të tensionit të lartë, dhe atë me preferencë të zyrtarit të KOST-it.

Bulliqi potencoi se mungoi biblografia dhe që duhet të jetë një gjë e qartë se nuk kemi bërë kufi të Kosovës.

“Ne kemi shfrytëzuar ato dokumentacione që na kanë ofru insitucionet e Kosovës , përkatësisht Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, tha ai.

Sipas Bulliqit, këta po manipulojnë me ato që po i paraqesin.

Komisioni i ekspertëve për Matjen e Territorit të Republikës së Kosovës, sot gjatë ditës ka bërë publik draft-raportin e parë rreth gjetjeve për matjen e territorit të Kosovës. Zëdhënësi i këtij Komisioni, Tomor Qela, ka prezentuar këtë raport. Sipas tij, të gjitha gjetjet e ekspertëve tregojnë se Çakorri gjendet jashtë territorit të Kosovës./Gazetablic.com/