Këngëtari është në përfundim të një video-projekti.
Shpat Kasapi është duke punuar në një projekt të ri muzikor pas disa muajve pauzë në skenën muzikore, shkruan lajmi.net.
Këngëtari është duke e punuar me videoklip këngën e re, prej të cilës ndau disa skena në një video të shkurtër të publikuar në Instagram.
Në postimin e bërë Shpati shihet i rrethuar nga dy femra në një pishinë, dhe përshtypjet e para janë se kënga do jetë me ritme verore.