Kuriozitete

Shpallet i pafajshëm pasi kaloi 34 vjet burg, shikoni dëshirën e tij të çuditshme pas lirimit

Një njeri i cili ka kaluar 34 vjet në burg pasi u akuzua për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze adoleshente është liruar pas disa testeve të AND-së.

Lewis Fogle, 63 vjeç, transmeton arbresh.info, ka thënë se me lirimin e tij gjëja për të cilën më së shumti është interesuar ka qenë që të hajë biftek.

Ai kishte mohuar gjithmonë se ishte fajtor në vrasjen brutale të 15 vjeçares e cila përdhuna dhe u qëllua në kokë në vitin 1976.

Pasi dënimi u bë i pavlefshëm, bashkëshortja e Fogle tha: Ai është burri im dhe unë e dua atë. Ka qenë një process i gjatë ky.

Grupi “The Innocence Project” i cili punon për të shfajësuar njerëzit që janë burgosur gabimisht ka kërkuar që të bëhen sërish testet e AND-së për Lewis Fogle.

Testi i AND-së që iu bë spermës së tij përjashtoi Foglen nga krimi duke ia veshur atë një personi të paidentifikuar./arbresh.info/