Tregu i Ulpianës në Prishtinë së shpejti do të marrë formë krejtësisht tjetër. Kjo pasi komuna e Prishtinës ka shpallur fituesin e konkursit për ndërtimin e tregut në këtë lagje të kryeqytetit.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se kanë shpallur fituesin e konkursit, ndërsa tani do të fillojnë me punën për zbatimin e projektit dhe implementimin e tij.
“Është shpallur fituesi i konkursit për tregun e Ulpianës. Urime fituesit dhe tani fillojmë punën në projektin zbatues dhe implementimin”, ka njoftuar Ahmeti në profilin e tij në rrjetin social Facebook. /FaktePlus