Në kazermën “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, u mbajt ceremonia e shpalljes së fituesve të garës të FSK-së, në ushtrimin “Shqiponja Patrulluse-17”.
Fituesit e garës të ushtrimit “Shqiponjat Patrulluese-17” janë: Komanda e Forcave Tokësore me ushtrues skuadre, nëntoger Arsim Dreshaj, e cila zuri vendin e parë. Në vendin e dytë u rendit, Batalioni i Dytë i BRSH-së, me udhëheqës skuadre, nëntoger Gentrit Idrizi, kurse vendin e tretë e zuri Batalioni i Tretë, me udhëheqës skuadre, nëntoger Drilon Hasani.
Në ceremoninë e certifikimit merrnin pjesë: ministri i MFSK-së, Rrustem Berisha, zëvendëskomandanti i Komandës së Forcës Tokësore, Gëzim Hazrrolli, përfaqësues të NALT-it, (Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s, për FSK-në), Mark Theobald, etj.
Me këtë rast, ministri i FSK-së Rrustem Berisha, pasi përgëzoi ushtarët dhe stafin udhëheqës të FSK-së, për realizimin e ushtrimit; Shqiponja patrulluese 17, pos tjerash tha: “Është me rëndësi që brenda FSK-së, duhet të vazhdojmë të kemi një frymë garuese, me qellim të ngritjes të sukseseve tona, drejtë realizimit të misionit që kemi”.
Ministri Berisha në fund i përgëzoi të gjithë pjesëtarët e FSK-së. “Prandaj, iu përgëzoj për sukseset që keni arritur. Urojë që në të ardhmen në organizime të tilla garuese të marrin pjesë edhe shtete e rajonit. Jam informuar për sukseset e më hershme në garat e ngjashme që keni pasur në vitin 2015 në Angli. Është më shumë rëndësi që kurë marrim pjesë në angazhimet jashtë vendit, që t’i marrim modelet e suksesshme, që njohuritë e fituara jashtë vendit t’i bartim te personeli dhe stafi ynë’’.
Po ashtu ministra Berisha ka vlerësuar lart punën e instruktorëve nga Anglia dhe Kanadaja si në aspektet e planifikimit dhe organizimit të kësaj gare.
Gëzim Harolli, për këto arritje falënderoi instruktorët britanikë dhe ata të Kanadasë. “Falënderoj instruktorët nga Britania dhe Kanadaja si për planifikimin dhe organizimin e garës. Po ashtu dua të falënderoj të gjithë oficerët dhe pjesëtarët që kanë kontribuar në realizimin me sukses të kësaj gare. Po ndihem krenar me nivelin e moralit dhe angazhimit tuaj, në realizimin e detyrave. Urime dhe suksese tjera“, e përmbylli fjalën e tij gjeneral Hazrolli.
Stërvitjet përgatitore për ushtrimin garues “Shqiponja fluturuese 17” janë zhvilluar në çdo njësi madhore të FSK-së, për gjashtë muaj. Ndërsa për garën finale janë kualifikuar tetë skuadra me nga 72 pjesëtarë, të cilët kanë vazhduar aktivitetet ditën dhe natën, deri sa kanë përfunduar skenarin e ushtrimit, kur edhe u shpallën fituesit e garës.
Ushtrimi “Shqiponja Patrulluese 17” për herë të parë u planifikua dhe u realizua nga pjesëtarët e FSK-së, dhe është modeli më i avancuar i ushtrimeve të këtij lloji.
Kjo garë këtë vit organizohet për herë të parë nga oficerët dhe nënoficerët e FSK-së, sipas modelit të ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe parashihet të jetë garë tradicionale vjetore, ku do të ftohen edhe ushtarak të ushtrive të shteteve tjera të rajonit.