Aktuale

Shoqja tenton ta ther me thikë shoqen

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Prishtinë, kur një shoqe ka tentuar të sulmoj më thikë shoqen e saj, me të cilën banonin së bashku.

Policia bën të ditur se e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare, e cila ka kanosur dhe ka tentuar t’i sulmojë me një thikë cimeren e saj viktimën femër K/Shqiptare. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes”, shkruan në raportin 24 orësh të policisë./FaktePlus