Aktuale

Shoqëria civile kritikon BE-në për murin në Mitrovicë

Iniciativa Qytetare për Veprim, kanë vendosur një mur improvizues para zyrave qendrore të Bashkimit Evropian në Prishtinë në shenjë revolte që BE nuk po e ndihmon Kosovën por po ndihmon Serbinë t’i implementojë planet e saj si në integrim, ashtu edhe në izolim të Kosovës.

Bujar Voca aktivist nga Iniciativa Qytetare për Veprim, ka thanë se ky aksion është simbol për t’i bërë me dije BE-së që kanë dështuar t’i ndihmojnë Kosovës.

 

“Për ndërtimin e barrikadave, tash edhe mureve me të cilat po ndahet Kosova dhe qyteti i Mitrovicës. Këto projekte të Serbisë po realizohen me miratimin dhe mbështetjen e BE-së e të negociatave të Isa Mustafës, Edita Tahirit dhe të Agim Bahtirit. Planet e BE-së dhe Serbisë po bëhen gjithnjë më të njëjta, e më të përbashkëta për ndarjen e Kosovës nga brenda dhe izolimin e Kosovës nga jashtë. Serbia po e ndan dhe shkatërron Kosovën nga brenda përmes strukturave të saj paralele, ndërsa BE-ja po na e mbyll kufijtë nga jashtë, duke na bërë të vetmin popull të izoluar në Evropë, të cilit po i mohohet lëvizja e lirë dhe integrimi në BE”, tha Voca.

Me pankarta të vendosura mbi murin e improvizuar kanë shënuar edhe disa dështime që sipas tyre, BE e ka dëmtuar Kosovë, duke mos e anashkaluar si partner edhe Qeverinë e Kosovës.

 

“BE përmes misionit të EULEX-it duke e dënuar luftën e UÇK-së , duke ia mundësuar jetën një qeverie të korruptuar e të shantazhuar po e dëmton e Kosovën duke pranuar planet e Serbisë, duke ndërtuar barrikada.. Kemi nevojë dhe e duam një tjetër BE, një BE që na ndihmon të zhvilloheni si shtet e shoqëri “, tha Voca.

Voca ka thënë se iniciativa të tilla simbolike do t’i zhvillojnë edhe para ndërtesave të tjera të institucioneve të Kosovës./KP/