Aktuale

Shoqëria Civile kalon natën para parlamentit, kundër ligjit të mbetjeve

Protesta e aktivistë të Shoqërisë Civile vijon protestën para Parlamentit.

Ata kërkojnë që të rrëzohet ligji i mbetjeve, ndërsa u shprehën se e kaluan natën para parlamentit dhe do vijojnë të protestojnë deri në plotësimin e kushteve.

“Po hyjmë në ditën e dyte të protestës kundër ligjit të mbetjeve. Nuk ishte e lehtë pasi qëndrim nën temperatura gjithë natën . Kemi dërguar një kërkesë kreut të kuvendit, Meta për të marrë një përgjigje zyrtare se çfarë do bëhet me këtë ligj. Ky ligj ka hyrë dje 3 here në axhendë dhe ka dalë serish. Kemi marrë një përgjigje nga përfaqësues të Kuvendit ku thuhet se ligji nuk është në rend dite sot në seancë për shkak të mosdiskutimit në komisionin e veprimtarisë Prodhuese”- tha përfaqësuesi i shoqërisë Civile, Kalaja.