Aktuale

Shoqata “Lëvizja”, zgjedh kryetar Xhevat Bislimin

Shoqata “Lëvizja“ ka zgjedhur kryesinë e saj të cilën do ta drejtojë Xhevat Bislimi. Kjo u bë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, ku u tha se kanë për qëllim avancimin, promovimin dhe kultivimin historinë e lëvizjeve çlirimtare.

Këshilli Drejtues u zotua në përmbushjen e orientimeve të Shoqatës “Lëvizja“ që burojnë nga Deklarata Themeluese. Këshilli Drejtues pas diskutimeve të shumta mbi strategjinë e veprimit të Shoqatës “Lëvizja“, dhe ndarjes së detyrave, zgjodhi edhe kryesinë e Shoqatës në këtë përbërje:

Kryetar: Xhevat Bislimi

Nënkryetarë: Adnan Asllani dhe Fatmir Limani

Sekretar: Fatmir Arifi

Anëtarë të Kryesisë:

Afërdita Dervishi

Agush Buja

Dilaver Goxhaj

Emrush Xhemajli

Nexhat Maliqi

Rexhë Ibërdemaj

Sadri Ramabaja

Shaqir Shaqiri

Shefit Xhaferi

Tahir Hani

Zija Jakupi