Shoqata e Bankave të Kosovës ka marrë vendim të ndajë 25,000 euro si ndihmë për familjen e policit Izet Demaj i cili humbi jetën në krye të detyrës.
Në mesazhin e ngushëllimit të Shoqatës së Bankave të Kosovës thuhet se “Polici Demaj dha jetën e tij për të mbrojtur lirinë e gjithë qytetarëve të Kosovës dhe të drejtën e tyre për të jetuar dhe vepruar të qetë dhe të sigurte në Republikën e Kosovës. Izet Demaj nuk u pajtua me te keqen dhe ra heroikisht për një të ardhme më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës”.